OBRM-PDUKM: Pushteti manipulon me pensionistët

73

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM-ja i mashtron dhe luan me pensionistët në Maqedoni.

Sipas tyre, pushteti me dyfytyrësinë politike shkel 310 mijë pensionistë dhe ju cenon të drejtën për pensione më të larta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MÖBEL THEMA

“Çdo herë kur LSDM është në pushtet godet xhepin e pensionistëve. LSDM derisa ishte në opozitë premtoi pensione më të larta, ndërsa tani nga pozita e pushtetit kur ka mundësi të rrit pensionet, refuzon ta bëjë një gjë të tillë”.

“Deputetët e LSDM-së në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale në vend që të punojnë në dobi të qytetarëve, ata vendosën të qëndrojnë prapa interesave partiake dhe refuzuan propozim-ligjin, me të cilin parashihet kthimi i metodologjisë së vjetër të harmonizimit të pensioneve, me të cilin realisht rriten pensionet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se moskujdesi i pushtetit për pensionistët duhet të ndërpritet dhe ndalohet.

Comments