O’Connell: NATO-ja veproi për të parandaluar shkeljet dhe vrasjet e civilëve

61

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë ka thënë se NATO-ja veproi për të parandaluar shkeljet e mëtejshme dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e civilëve.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se KFOR-i ka siguruar një mjedis të sigurt ku të gjithë qytetarët e Kosovës mundë të përparojnë.

“NATO veproi në vitin 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që po shpalosi në Kosovë. NATO-ja veproi për të parandaluar shkeljet e mëtejshme dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjen e civilëve. Në vitet më pas, KFOR-i ka siguruar një mjedis të sigurt në Kosovë ku të gjithë qytetarët e saj mund të përparojnë” ka shkruar O’Connell.

MÖBEL THEMA

Ambasadori nuk la përmendur edhe viktimat e luftës duke thënë se duhet të ndihemi të brengosur për të gjithë ata që i ka prekur lufta.

“Ndërsa e shënojmë këtë përvjetor, zgjedh të mendoj për të gjithë ata që janë prekur nga lufta. Të brengosemi për të gjitha viktimat, të vrarët, të plagosurit, për ata që u detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ata që vuajtën dhunë të tmerrshme, duke përfshirë përdorimin e dhunës seksuale si një armë lufte. Mendoj në veçanti mbi 1000 fëmijë të vrarë, madje edhe pas 12 qershorit 1999. Mendoj për ata paqeruajtës të KFOR-it dhe UNMIK-ut, të cilët vdiqën në shërbim të paqes në Kosovë”, është shprehur ambasadori.

Ai gjithashtu është shprehur se 20 vjet pas luftës, ne kemi një shans për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të ardhmen dhe mund të ndihmojmë për ta ndërtuar.

“Në kujtesën e tyre, duhet të angazhohemi për një të ardhme më të mirë. Mbështetje për viktimat. Drejtësi për ta dhe për familjet e tyre. Por gjithashtu një angazhim për të treguar të vërtetën për atë që ka ndodhur dhe për të bërë gjithçka në fuqinë tonë për ta ndaluar atë përsëri. Siç tha Presidenti Clinton sot, veprimi për paqen është një zgjedhje që secili prej nesh mund të bëjë”, shkruan O’Connell në Facebook.

Comments