Ohër, protesta kundër ndërtimit të minares në xhaminë Ali Pasha

53

MÖBEL THEMA

Rreth 200 qytetarë të Ohrit kanë protestuar sot para komunës së Ohrit kundër ndërtimit të minares prej 32 metrash që po vazhdon tashmë të ndërtohet në xhaminë Ali Pasha në Ohër. Shoqëria civile që ka organizuar këtë protestë thonë se kanë kërkuar nga institucionet e këtij qyteti të marrin masat e duhura për të ndaluar ndërtimin e kësaj minareje. Ata thonë se deri më tani se as Zyra për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore as Drejtoria Urbanistike dhe as Inspektorati i Ndërtimit apo gjykata nuk kanë qenë në nivelin e kompetencave të tyre, për të vendosur një moratorium mbi ndërtimin e kësaj minareje, ku sipas tyre ky objekt tashmë është shpallur i paligjshëm.

Comments