Opinion: Ziadin Sela i Albin Kurtit midis datave Gusht 2014 dhe Maj 2019

137

MÖBEL THEMA

Pse u ktheva dhe po merrem me zotëri Sela në mënyrë kronologjike, përkatësisht me personalitetin e tij kontrovers që nga viti 2014 ?

Sepse 120,000 deri në 150,000 shqiptarët të vendit ( ose më pak ose më shumë) që do t’ia japin votën Blerim Rekës me 21 prill, ende nuk e dinë se çfarë do t’u kërkojnë atyre për rrethin e dytë me 5 maj, Sela, Kasami dhe vet Reka.

Shkruan, Bexhet Musliu

Shkup, 08 Prill, Zhurnal.mk – I rebeluari i dikurshëm nga radhët e PDSH-së, Ziadin Sela, këtyre ditëve ndodhet në fushatë të rreptë për të grumbulluar maksimum votash, bashkë edhe me Lëvizjen Besa, për profesorin dhe ish-ambasadorin Blerim Reka.

Sela e Kasami e dijnë, dhe e dimë që të gjithë ne se me votë popullore të drejtpërdrejtë në Maqedoninë e Veriut të sotme, Reka nuk mund të grumbullojë vota të mjaftueshme për t’u bërë kryetar i vendit.

Në të kaluarën këtë e ka dëshmuar pjesëmarrja e kandidatëve të tjerë shqiptarë prej se është krijuar shteti i pavarur i Maqedonisë.

Kështu është edhe sot. Edhe vet Blerima Reka ka deklaruar se ai nuk do të mund të bëhet kryetar i vendit.

Prandaj një pyetje e madhe tash për tash mbetet pa përgjigje.

Pse u kandiduan deri më tash krejt shqiptarët për president të vendit dhe pse po kandidohet Blerim Reka kur e ditën në të kaluarën dhe din se do të humbasin edhe tash ?

Zgjedhja e një shqiptari për president të vendit tash në rrethanat aktuale, ndoshta do të ishte e mundur vetëm nëse ndërrohet kushtetuta e që kryetari i shtetit të vendoset me vota në parlament.

Me sistemin e tashëm zgjedhor në një Maqedoni pas disa dekadash kur numri i votuesve shqiptarët do të arrinte mbi 50% të qytetarëve me të drejtë vote do të mund të kishim një kryetar shqiptar të vendit .

Situata, përkatësisht gjendja e tashme është gjendje numrash, pra matematikë e jo çështje dëshirash.

Profesori Reka shpreson se ai në raundin e parë me 21 prill do të marrë midis 120,000 e 150,000 vota. E ka thënë edhe ai vet këtë prognozë të tijën. Personalisht i dëshiroj që ai t’i merr që të gjitha votat e shqiptarëve, pra dyfish më shumë se që ai shpreson.

Mirëpo çfarë do të bëjë profesori Reka, e sidomos përkrahësi i tij i ‘flakët’ Ziadin Sela me votat e rrethit të parë pastaj në rrethin e dytë ?

A ka ndonjë marrëveshje midis Rekës, Selës e Kasamit se çka do të kërkojnë ata publikisht (apo në mënyrë të heshtur nga publiku) nga qytetarët që do ia japin votën në rrethin e parë, për të bërë të njëjtit votues në raundin e dytë me votën e tyre, e ku në garë në rrethin e dytë pritet se do të jenë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska ?

A do të thërrasin Sela, Kasami dhe Reka  votuesit shqiptarët të Rekës të rrethit të partë për t’ia dhënë votën Pendarovskit, Siljanovskës , apo do t’i thërrasin për bojkotim të rrethit të dytë zgjedhor ?

Këtyre pyetjeve përgjigjen ia dinë vetëm Sela, Kasami dhe Reka.

Publiku vendor nuk e di fare këtë përgjigje tash për tash.

E deri atëherë spekulimet janë të hapura dhe nuk mund të përjashtohet asnjë skenar.

Mirëpo në skanimin dhe analizimin e së kaluarës së Ziadin Selës, nuk do të duhej befasuar madje e as përjashtuar mundësinë që Sela të mund të arrinte ndonjë marrëveshje tregtie madje edhe me VMRO-DPMNE apo LSDM-në për t’iu ndihmuar kandidatëve të tyre.

Kjo do të ishte ndoshta befasi dhe ndoshta edhe pa mundur për t’u besuar nga dikush.

Por ja më poshtë një përvojë e Ziadin Selës rreth Gjorge Ivnaovit pse kjo nuk do të ishte befasi e 100 %, por e pjesshme.

Në fillim të vitit 2014, pra deri më 27 prill 2014 (rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të cilat i fitoi Ivanovi) Sela nuk duket në publik fare i pezmatuar me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi pse PDSH-ja e ndihmoi në mënyrën e saj zgjedhjen e Ivanovit dhe pastaj edhe e pranoi si kryetar legjitim kandidatin e përzgjedhur nga VMRO-DPMNE.

Shih pjesëmarrjen e deputetëve të PDSH-së në inaugurimin e Ivanovit, të bojkotuar nga BDI.

Rrebelimi i Ziadin Selës ndaj Menduh Thaçit fillon të shpërthej para publikut më pastaj, pasi që Ivanov e merrë postin, dhe pasi që formohet qeveria VMRO-DPMNE-BDI.

Në Gusht të vitit 2014, Ziadin Sela ( asaj kohe kryetari i Strugës) në një reagim letër publike ndaj Menduh Thaçit, shprehet kështu kundër Ivanovit :

“…Votimin e të ashtuquajturit President Gjorge Ivanov dhe ngrenien e këtij turpi me bukë e birrë, siç e ka zakon, po tenton ta mbulojë me njollosje të figurave dhe personaliteteve me të vetmen arsye:
Ta mbajë BDI-në në pushtet dhe biznesin e tij të paprekshëm.
Shpifjet e sotme, janë të njejta me ato të djeshmet, për parti politike e të ngjajshme. Luanit të Menduhit dhe Luanit të Gruevskit – Menduh ThaçI, i themi se ËSHTË TURP TË GËNJESH! ” shkruante Sela në gusht 2014.

Në këtë letër Sela nuk e pranon për kryetar legjitim Ivanovin.

Qëndrim “i bukur” shumë në vitin 2014 i Selës ndaj Ivanovit.

Por i keq shumë një tjetër në vitin 2017.

Sela i ndërron fjalët dhe qëndrimet e veta për 180 shkallë në raport me të “ashtuquajturin President Gjorge Ivanov” 3 vite më vonë.

Sela me 1 Gusht 2017 e ka një fotografi të “bukur” me Ivanovin e përkatësisht me siç e quante ai vet “të ashtuquajturin President Gjorgje Ivanov”.

 

Ky takim midis tyre dhe kjo foto ndodhë kur Sela tashmë ishte bërë Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, partitë së tij të re, pasi që nga PDSH u shkëput përmes LR-PDSH-së.

Pse u ktheva dhe po merrem me zotëri Sela në mënyrë kronologjike, përkatësisht me personalitetin e tij kontrovers që nga viti 2014 ?

Sepse 120,000 deri në 150,000 shqiptarët të vendit ( ose më pak ose më shumë) që do t’ia japin votën Blerim Rekës me 21 prill, ende nuk e dinë se çfarë do t’u kërkojnë atyre për rrethin e dytë me 5 maj, Sela, Kasami dhe vet Reka.

A mund t’i besohet Ziadin Selës, i cili p.sh. Ivanovin në gusht të 2014 nuk e njeh si kryetar, ndërsa në shkurt 2017 i shkon në zyre të njëjtit.

Janë pikërisht votuesit e Blerim Rekës ata që do të duhej marrë përgjigjen nga vet goja e Ziadin Selës se cilat janë planet e kreut të ASH-së për rrethin e dytë të votimeve.

Në fund të fundit, është çështje e po të njëjtëve qytetarë, e jo e imja, se a do të dëgjojnë qytetarët përkrahës të Rekës, kryetarin e ASH-së, Selën, nëse do të kërkoi nga ata për t’ia dhënë votën Siljanovkës apo Pendarovskit, apo që t’i bojkotojnë këto zgjedhje me 5 maj krejtësisht.

Kjo enigmë, planet e Selës, Kasamit dhe Rekës, do të duhej sqaruar në mënyrë publike nga pikërisht këta të tre persona.

I thonë transparencë me qytetarët e sidomos sinqeritet me ta.

Por,  çka nëse Sela, Kasami dhe Reka nuk kanë ndonjë marrëveshje se si do t’i ftojnë përkrahësit e Rekës që të votojnë në rrethin e dytë ?

Çka nëse ata të tre kanë apo do të kenë mospajtime ?

Cili është personi i duhur që do ta bënte thirrjen ndaj këtyre votuesve për rrethin e dytë nëse nuk ka pajtim midis të treve ?

Shumë pyetje e asnjë përgjigje tash për tash. Në fund të fundit opinionit publik i thuhet se Blerim Reka  qenka kandidat i ‘pavarur’.

Prandaj nëse është i tillë, Reka do të duhej të ishte  i pari që të sqarohet për planet e tij pas 21 prillit e para 5 majit.

Dhe këtë vendim  do të duhej marrë ai vet, edhe pse fushatën dhe votat po ia ndihmojnë dhe Sela dhe Kasami,

Këtë sqarim Sela, Kasami dhe sidomos Reka ndoshta ia kanë për borxh edhe Albin Kurtit, ‘patriotit ” pan-ballkanik të shqiptarëve i cili ende nuk e ka propozuar publikisht ndonjë datë për referendumin për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pse prej se ndodhet në politikë flet për këtë bashkim.

Transparenca mungon edhe në këtë rast edhe nga Kurti i cili në Kosovë paguhet nga taksat e qytetarëve të shtetit të Kosovës, pra nga vendi të cilit nuk ia njeh as kushtetutën, as flamurin e as himnin.

Sikur Kurti të ishte njeri me principe dhe parime siç pretendon, unë dyshoj shumë se do të pranonte të merrte pagën e tij mujore nga shteti të cilin e konteston.

Prandaj nuk çuditem pse Kurti u bë bashkë me Selën në Kumanovë. E kaluara e”parimeve ” dhe”principeve ” të tyre dhe personalitetet e tyre kontroverse meriton një transparencë e sinqeritet të paktën.

Por nuk janë vetëm Sela e Kurti të tillë.

Për fat të keq i tërë Ballkani është me të tillë politikanë, por pasojat e politikanëve të këtillë me së shumti po i ndjenë populli më i varfër në kontinentin evropian : shqiptarët në Maqedoni të Veriut, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginën e Preshevës  e në Mal të Zi.

Faji më i madh i këtyre pasojave shkon në adresë kryesisht të atyre që ishin në pushtet qendror.

Kurti dhe Vetëvendosje nuk ka qenë deri më tash në pushtet qendror në Kosovë. Sela, ish-partia e tij PDSH ishte 2 vite me VMRO-DPMNE, e ASH-ja e Selës ishte për ca muaj në Maqedoni të Veriut.

VV dhe ASH ndoshta do të vijnë një ditë në pushtet qendror, të jenë faktor kyç aty, të qëndrojnë jo ca muaj por disa vite, por e kaluara e”parimeve ” dhe ‘principeve ” të tyre të deritashme lë shumë enigma për të transparencën e tyre me qytetarët të cilëve ua marrin votën.

Comments