Opinione — January 9, 2017 at 6:18 pm

Platforma e pjesëmarrjes në qeveri

by

Fotografia e Urim Hasipi

Shkruan:  Urim Hasipi

Ndonëse në këtë kohë është pothuajse jashtë mode që të flitet për platformë të përbashkët për pjesëmarrje në qeverinë e Maqedonisë të partive politike shqiptare, megjithatë ajo që u plasua në opinion si unifikim nuk ka asgjë të përbashkët me realitetin dhe të drejtat e shqiptarëve. Më shumë kjo plaftormë ka të bëjë me interesin e vet shtetit të Maqedonisë se sa të shqiptarëve.
Interesi I shqiptarëve të Maqedonisë është interes kryekëput vetëm kombëtar dhe jo shtetëror, sepse vet pjesëmarrja në institucionet e shtetit nga ana e shqiptarëve është interes shtetëror, të paktën deri më tash nuk kemi bojkot institucional kolektiv.
Interesimi I vërtetë I shqiptarëve është që asnjë e drejtë të jetë e cunguar me shifra, statistika apo me ligj.
1)Gjuha letrare shqipe të jetë zyrtare krahas asaj maqedonase pa kushtëzim në të gjitha nivelet e shtetit.
2)Ministria e Punëve të Brendëshme të mos ndërmer asnjë aksion në zonat etnike shqiptare pa nënshkrimin e zyrtarit më të lartë shqiptarë në këtë Ministri. Krahas kësaj në dispozitë të jetë e përcaktuar saktësisht se pa miratimin e planit operativ nga kryeshefi I Policisë në atë rajon të mos realizohet aksioni.
3) Amnesti për të gjitha rastet e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve dhe asesi shqyrtim apo rigjykim, sepse kjo është në kundërshtim me parimet e përcaktuara deklarativisht për anëtërsim në BE-, kurse në Bashkimin Evropian ndërhyrja në gjyqësor nuk lejohet, prandaj amnistia të vlejë për të gjitha rastet pa kushtëzim.
4)Reforma e nevojshme gjyqësore, prokuror me ndërmjetësim ndërkombëtar që do të kishte fuqi vendimdhënie dhe vendimarrëse, me formacion policor vetanak që do të realizonte urdhërat e prokurorit.
5)Ndriçimi i rasteve kundër shqiptarëve, nga Bit Pazari, e deri tek rasti I Kumanovës dhe ndëshkimi I merituar I organizatorëve dhe bashkëorganizatorëve.
6)Regjistrim I Popullsisë pa ndikime politike me monitorim ndërkombëtarë.
(nëse shteti nuk e realizon, shqiptarët vet të bëjnë regjistrimin-të dihet saktë sa janë në këtë shtet)
7)Buxheti të miratohet me shumicën apsolute të deputetëve shqiptarë (përfshirë edhe opozitën) dhe detyrimisht të pranohen amandamentet e opozitës shqiptare, për projekte vitale në zonat shqiptare.
8)Mjetet që ndahen për komunat dhe rajonet planore të ndahen në mënyrë të barabartë dhe të mos ketë zhagitje gjatë ndarjes së buxhetit.
9)Qeveria të ndihmojë komunat urbane (qytetet) që të ndryshojnë pamjet e e shesheve, zgjerimin e rrugëve dhe infrastrukturën.
10) Të hiqet dorë nga nacionalizimi partiak I treguar deri më tani ndaj shqiptarëve dhe kjo të ndodh në praktikë jo vetëm deklarativisht.
11)Kompanitë që janë pronë e shtetit, dhe aty ku shteti është aksionar të fillojnë investimet e pakushtëzuara dhe financimin e projekteve edhe në zonat shqiptare.(Elem, EVN, Telekom, bankat, etj)
(barazimi I pagesës së faturave për të gjithë qytetarët njësoj)
12)Të riregullohet me ligj funksionimi i operatorëve të telefonisë, që faturat, sms porositë dhe komunikimi të jetë në dy gjuhë.
13)Projektet madhore të shqiptarëve në Maqedoninë Perendimore të mos zhagiten.(Rruga e arbërit, rruga Tetovë-Prizren), Terminali Jazhincë, qarkorja dhe autostradë e re Tetovë-Jazhincë.
14)Kodra e Diellit të kalojë në pronësi dhe menaxhim të komunës së Tetovës.
15)Të hartohet projekt dhe të financohet me mjetet të shtetit dhe fonde të huaja kanalizimi atmosferik dhe fekal në vendbanimet shqiptare.
16)Të depolitizohet kanali I dytë në gjuhën shqipe (RTVM2) dhe të ndahet fond për financimin e hapësirëve të reja, me punësimit e kuadrit të ri dhe furnizimi me teknikë të re.
17)Ndarja dhe reklamimi nëpër media të jetë proporcionalisht në bazë etnike.
18)Të realizohet decentralizimi I filluar dhe I ngecur në fazën e dytë
19)Të miratohet plan operativ që gjatë verës në kufi të mos ketë pritje të gjata
20)Mërgimtarëve të Maqedonisë, t`ju mundësohet investime në vendlindje me kushte të volitshme, madje edhe të përcaktohet tokë shtetërore ku ata do të realizojnë investime.
21)Të zgjidhet pa asnjë prolongim kontesti I emrit me Greqin
(Të hapen negocitatat me BE, pa asnjë zhagitje nëpër labirinthe ligjore)
22)Blerja e armatimit për nevojat e shtetit të bëhet me dijeninë e gjithë faktorit politik shqiptarë në vend
23)Regullimi me ligj i punës së emigrantëve ekonomik nga Shqipëria dhe Kosova
24)Ligji për pjesëmarrësit në konfliktin e 2001 të realizohet në bazë të buxhetit shtetëror
25)Riformatim I Akademisë së Shkencave dhe Arteve
(Përpilim I enciklopedisë të shqiptarëve të Maqedonisë)
26) Afrimimi I vlerave kulturore dhe fetare të shqiptarëve të përkrahet nga shteti
27)Shqiptarëve me kushtetutë t`ju mundësohet nëse dëshirojnë të jenë në kuadër të këtij shteti apo të përcaktohen për opcione tjera, federalizim, bashkim, ndarje, krijim republike, etj
(Të parashihet që Pa partitë etnike shqiptare të mos krijohet qeveri)
28)Flamuri shqiptarë të jetë pjesë e ceremonive shtetërore
29)Rishqyrtimi I mundësisë për ndërtim të një aeroporti në Pollog
30)Rivendosja në funksion e hekurudhës në Maqedoninë Perendimore
31)Qeveria në seancën e parë të mer vendim që t`I hap rrugë ndryshimit te emrave të shkollave, shesheve, rrugëve në mënyrë institucionale, që edhe institucionet të respketojnë vendimet e pushteteve lokale.
32)Ndihmë e mënjëhershme për komunat për të riaktivizuar transportin publik
33)Nëpër borde, komisione, këshilla drejtuese në të gjitha nivelet ku mbikqyren institucionet, ministritë, drejtoritë, të vendosen njerëz të pavarur dhe jo njerëz me bekraund politik
34)Të hapen dosjet për qytetarët e përndjekur nga e kaluara e komunizmit.
35)Të ndëshkohen udhëheqësit e institucioneve (shkarkim pa mundësi për riemërim) që nuk zbatojnë parimin e barazisë së plotë të etniteteve.
36)Nëse këta parime shkilen nga shteti, të kërkohet ndihmë konkrete nga Kosova dhe Shqipëria.

Comments

comments