Osmani: BDI ka kandidatin e saj për kryeministër, emrat tjerë janë spekulime (VIDEO)

91

Vazhdojnë edhe sot takimet e liderëve për formimin e qeverisë. LSDM thotë se ka krijuar shumicën por nuk tregon se kush janë shumica. VMRO punon për të krijuar një shumicë parlamentare, ndërsa BDI vazhdon e qetë duke pritur ofertat e dy blloqeve maqedonase. Zv/kryeministri Bujar Osmani në një intervistë për Tv Sitel tha se BDI bisedon me partnerin e dikurshëm pra me LSDM për ofertat e një bashkëpunimi të mëtutjeshem, por  BDI gjithashtu bisedon edhe me partitë tjera.
Sa i përket lajmeve se BDI është dakorduar me VMRO-në dhe kryeministër të jetë Llazar Elenovski, Osmani mohoi kategorikisht emrin e  Elenovskit duke theksuar se BDI ka kandidatin e saj dhe se emrat tjerë janë spekulime.

MÖBEL THEMA

Ndryshe deri tani vetëm PDSH-ja e Menduh Thaçit e cila ka fituar një deputet, është shprehur se pranon ofertën e Zoran Zaevit për formimin e qeverisë, duke kërkuar një drejtori edhe atë policinë financiare. /TS/

Comments