Osmani: BE ka aktivizuar 65-70 milion euro për ballafaqim me krizën

437

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani njoftoi se Maqedonia e Veriut pasi mori lajmin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, tani më do të ketë qasje edhe në Fondin Solidar të BE-së. Osmani theksoi se BE-ja deri më tani ka aktivizuar rreth 65-70 milion euro për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

“Komisioneri Varhej aktivizoi urgjentisht 4 milion euro mjete për të blerë pajisje mjekësore, ku bëjnë pjesë edhe 30 respiratorët e siguruar nga Kina. KE është përgjigjur pozitivisht edhe për 50 milion euro të cilat i kërkuam si mjete për rialokim për ballafaqim me krizën. 9 milion euro për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha dhe të mesme. 3 milion euro në mbështetje të buxhetit. Në përgjithësi diku 65-70 milion euro janë aktivizuar nga BE-ja. Maqedonia e Veriut do të mund të ketë qasje në Fondin Solidar të BE-së”-tha Osmani.

Sa i përket ndihmës konkrete për pacientët me koronavirus , Osmani njoftoi se deri më tani siguruar 25 respiratorë  nga fondet norvrgjeze dhe 30 respiratorë nga fondet e BE-së dhe se për të njëjtat po përgatitet plan për transport.

Comments