Wilder suspendohet për gjashtë javë, pas disfatës kundër Furyt

173

Deontay Wilder është suspenduar nga boksi për gjashtë javët e ardhshme për shkak të lëndimeve që ai i mori gjatë disfatës së tij kundër Tyson Furyt të shtunën.

Boksieri britanik e rrëzoi nga froni Deontay Wilderin me një paraqitje brilante për t’u bërë kampion i ri në WBC dhe për ta mbështetur pretendimin si boksieri më i mirë në botë në kategorinë e rëndë, raporton Gazeta Express.

Fury e rrëzoi Wilderin në dysheme dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i amerikanit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin

Wilderi e pësoi një çarje në vesh pas një serie grushtesh nga Fury, gjë që çoi në dorëzimin e meçit, por ai këmbënguli se ishte mirë.

MÖBEL THEMA

“Jam mirë. Gjëra si këto ndodhin”, tha Wilder pas meçit.

Por Wilder nuk arriti të flasë në konferencën për shtyp pas meçit për shkak se u dërgua në spital për ta qepur çarjen që e pësoi në vesh.

“Wilderi thuhet të jetë mirë dhe ka shkuar në spital për ta qepur një çarje brenda veshit”, sipas ekipit të tij.

Tani, Komisioni i Garave në Nevada e ka suspenduar për gjashtë javë, duke bërë që ai të mos ketë mundësi as të zhvillojë meçe stërvitore deri më 8 prill, ndërsa për meçe garuese e ka të ndaluar deri më 23 prill. /Gazeta Express/

Comments