Pa energji elektrike nesër në disa pjesë të komunave në Shkup

94

Pa energji elektrike nesër do të jenë konsumatorët nga disa pjesë të komunave Kisella Vodë, Karposh, Qendër dhe Gazi Babë.

Siç deklaruan nga Qendra për Menaxhimin me Kriza, në mes orës 08:00 dhe orës 16:00, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët nga një pjesë e rrugës “Tome Stefanovski” dhe një pjesë nga rruga “Shandor Petefi” në Draçevë. Nga ora 09:00 deri në ora 12:00, konsumatorët e një pjesë të rrugës “Kozle”, nën rrugën “9”, nën rrugën “17”.

Nga ora 13:30 deri në orën 15:30, konsumatorët e rrugës “Viç” ndërtesa me numër 2 dhe numër 4, si dhe tek rruga “Razloveçko Vostanie” me numrat 2, 4 dhe 10.

MÖBEL THEMA

Nga ora 08:30 deri në orën 10:30, konsumatorët e një pjese të rrugës “Njegosheva” dhe rrugës “Sofiska”. Nga ora 11:00 deri në ora 13:00, konsumatorët e një pjesë të rrugës “Varshava” dhe rrugës “Parisi”.

Nga ora 11:30 deri në ora 15:00, konsumatorët e një pjese të rrugës “Milan Mijalkoviç” dhe ndërtesës së Institutit të Sizmologjisë. Nga ora 08:45 deri në ora 11:30, konsumatorët nga rezidenca austriake, rruga “Karaorman” dhe një pjesë e rrugës “Dimitar Pandilov”.

Nga ora 08:05 deri në ora 14:00, konsumatorët e rrugës “Todor Çopov”, pjesë nga rruga “Sava Mihajlov”, dhe “Alija Avdoviç”, “Konstantin Petkoviç”, “Roman Kaskalieviç”, “Proletna Ofanziva”, “Trajko Kitançev”, “Kryepeshkopi Çekada”, “Radovan Kovaceviç”, “Spiro Crne”, “Negotinska”, “Hristofer Zhefaroviç”, “Todor Ecov” në vendbanimin Singeliq.

Ndërprerja është për shkak të problemeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Comments