Pa Nëntorët e Lavdishëm , nuk do ekzistonte Kombi Shqiptar

136

Nuk ka muaj më të madh e më të rëndësishem se Nëntori i lavdishem për ne shqiptarët , andaj kudo në trojet tona etnike në liri dhe në robëri në mërgaten tonë të dashur të ngritet Flamuri Kombëtar 🇦🇱
Kujtojmë Epopen e Skënderbeut , Kryeheroit tonë Kombëtar njërit nga Gjeneralet e strategët më të zot që ka njohur njerëzimi ai me 28 Nëntor 1443 në Krujë ngriti Flamurin dhe mbi 25 vite ishte zot i trojeve tona nga invadimi osman.
Pas shekujesh të terë letargjie e gjumi , pas Rilindjes Lidhjes Prizrenit asaj të Pejës , Luftërave të Çerçiz Topullit , Ded Gjo Lulit , Hasan Prishtines , Isa Boletinit etj pas kryengritjeve masive shqiptare kundër osmaneve grekeve dhe sllavëve erdhi dhe Vlora jonë në skenë me Ismail Qemailin me 28 Nëntor 1912 ku u vunë themelet e shtetit shqiptar .
Shqipëria dhe viset e saja ndonese me probleme të brendshme dhe copetim masakra gjenocid mbi ne identiteti ynë u ruajt me fanatizem nga pakica atdhetare se historikisht pakice atdhetaret janë .
Kur mbreteria deshtoi me turp e tradhti , kur bota prekej nga kolera nazifashiste mortaja e shekullit të shkuar partizanet shqiptar populli ynë në krye me Enver Hoxhen madheshtor me gjakun e sakrificen mbinjerzore sollen dhe lirinë e Shqipërisë me 28-29 Nëntor 1944 me forca të veta dhe Shteti amë mandej u bë kala e pamposhtur e frymezim për liri .
Adem Demaçi , Fazli Greicevci mijera burra dhe gra mbajten shekuj burg për flamur dhe liri çlirim e bashkim Kombëtar .
Edhe Komandanti Legjendar na lindi me 28 Nëntor Adem Jashari i papërseritshem , edhe UÇK-ja legjendare me 28 Nëntor 1997 në Llaushe Drenices martire dha sinjalin Liri a Vdekje sepse Serbia kuptonte veç forcen e Kallashnikovit AK -47 .
Luftuam kuq e zi e do vdesim kuq e zi , mision jetesor i joni duhet jetë BASHKIMI KOMBËTAR

MÖBEL THEMA

Erald Selca

Comments