Pagesa deri në 5 mijë ‎€, rrëfimi i vajzave shqiptare të martuara në Serbi: Ja si mashtrohemi

184

Një hulumtim në Serbi sjell realitetin e vajzave nga Shqipëria te martuara vitet e fundit në këtë vend. Gazetari Marin Mema me “Gjurmë Shqiptare”, ka sjellë një investigim mbi vajzat nga Shqipëria që janë martuar e po martohen në këtë vend. Si jetojnë ato sot? Cilat janë shumat e majme që marrin ndërmjetësit? A janë këto lidhje fryt i ndjenjave apo diçka tjetër?

Sipas tij, këto martesa janë rezultat i pagesave të konsiderueshme e fakt është se vajzat serbe nuk preferojnë të qëndrojnë aty. Këto fshatra janë të izoluara dhe shumë larg qendrës.

Një shqiptare e martuar aty thote se deri me tani jane 500 deri ne 1 mije vajza shqiptare, e po vazhdojne te martohen shume vajza nga Veriu i Shqiperise aty. Statistikat e sakta mungojne, por numri i tyre eshte shume i madh. Ne mes qendrojne pagesa te majme te ndermjetesuesit qe bejne serbet per te gjetur nuse shqiptare.

Cmimet sillen nga 1 mijë, 1500 e deri 2000 euro, varet nga shpenzimet. Ka te dhena qe keto pagesa i kalojne edhe 3000 euro. Fenomeni që tërhoqi vëmendjen e mediave jo vetëm shqiptare përqendrohej në pak raste, por ky mesa duket ishte vetëm fillimi.

“Ka vajza shqiptare plot se vajzat serbe nuk duan të vijnë këtu, duan vetëm të largohen. Kjo është një e vërtetë që njihet po të kërkosh, gjen shumë prej atyre që jetojnë këtu”, thote nje serb per gazetarin.

“Gruan time e kam njohur nga një shqiptare tjetër. Ka mjaft vajza shqiptare në fshatrat e thella këtu. Unë përmes shokëve kush do të martohet u gjej të tilla”, thotë një serb i martuar me një shqiptare e cila nuk ndodhej për momentin në shtëpi.

“Me punët e shtëpisë merret, unë punojë në bujqësi, vështrësitë janë të shumta ndaj asnjë vajzë serbe s’do të martohet këtu. Ajo që ma gjeti gruan time ka jetuar 7 vjet në këtë zonë, është martuar me një rojtar pylli. Nëse doni ju jap adresën për një fshat ku jetojnë 20 vajza shqiptare”, vijoi burri serb i shqiptares.

Ky fshat per te cilin foli ai, ndodhet edhe më thellë. Të gjithë i njohin këto martesa, por askush s’do të flasë për to.

“Ka nga ato që vijnë e shohin vendin 3 ditë dhe ikin e nuk kthehem më. Ka nga ato raste kur ka ardhur nusja, është bërë dasma ajo është mërziutr e disa ditë më pas ia ka mbathur. Këtu vajza serbe nuk ka, kanë mbetur vetëm të moshuarit”, tha nje burre serb.

“Unë kam bërë 7 vjet këtu. Si vendosa të vij këtu? Kam harruar (qesh). Kam qenë në Shqipëri te familja, kam qenë, ishte më mirë atje…”, shprehet nje shqiptare e martuar aty.

Por e verteta e hidhur qe pranon ajo eshte se vajzat shqiptare mashtrohen nga shkuesi, i cili u tregon atyre per nje jete tjeter nga ajo qe gjejne ato kur shkojne te jetojne me burrin serb./TCH

Comments