Paguhet e gjitha, punohet çereku i rrugës?!

354

Vozitja në asfalt të ri, në rrugën që kalon nën Kalanë e Shkupit, mund të shijohet vetëm për pak metra. Kjo ngaqë deri më tani është shtruar vetëm çereku i rrugës prej 2 kilometrash. “Llazar Liçenovski” në raportin vjetor të Qytetit të Shkupit figuron si e rikonstruar plotësisht. Sipas këshilltarit të partisë opozitare Opsioni qytetar për Maqedoninë në Këshillin e Qytetit, prej buxhetit të 2019-ës është paguar thuajse 95% nga 10 milion denarët e parashikuar. Aleksandar Trajanovski tha se sipas këtij raporti rruga duhej të kryhej plotësisht.

Në grafën për zbatimin e buxhetit për rrugën ‘Llazar Liçenovski’ shkruhet se rikonstruimi është bërë i plotë, nga fillimi i lidhjes tek ura ‘Goce Dellçev’ deri tek Ambasada Amerikane. Kurse në terren siç e shihni kjo nuk është ashtu. Tani më kemi votuar buxhetin e këtij viti, por unë nuk kam parë grafë që planifikohet rikonstruimi i kësaj rruge – tha Aleksandar Trajanovski, Këshilltar i “GROM” në Këshillin e Qytetit.

Kryetari i Qytetit, Petre Shilegov tha se paratë janë paguar vetëm për pjesën që është punuar.

Faza e parë e rikonstruimit në gjatësi prej 500 metrash është kryer këtë sezonë, në proces është projektimi i fazës së dytë në vazhdim deri tek Ambasada Amerikane. Pres që gjatë sezonit që kemi tani do të përfundohet edhe rikonstruimi i atij segment – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ndonëse, Shilegov tha që segmenti i dytë po projektohet për sezonin e ardhshëm, opozitari Trajanovski tha se nuk ka mjete të parapara në buxhetin e 2020-ës për këtë rrugë. Por në terren, edhe në pjesën që është punuar vërehen mangësi të tjera.

MÖBEL THEMA

“Megjithëse pjesa e trotuarit përfundon atje për këmbësorë, edhe kjo pjesë që është ndërtuar shihet se shtyllat e ndriçimit publik janë të vendosura mu në mes të trotuarit…”.

Qytetarët thonë se kjo iu vështirëson lëvizjen.

“Në këtë rrugë shteg për biçikleta, prandaj duhet të ngasim nëpër rrugë e trotuare. Edhe atje ku ka, veturat parkojnë dhe nuk kemi se çfarë të bëjmë. Kjo është çmenduri!

“Duhet të ketë ndriçim në trotuare, por jo aty siç janë vendosur. Duhet të jenë diku tjetër shtyllat.”

Sipas planit të qarkullimit në trafik, gjatë rikonstruimit të rrugës tjetër “Nikolla Karev” e njohur si rruga e “Plastikave”, i gjithë fluksi i makinave duhet të orientohet nga kjo rrugë alternative. Kjo shfaq sfidën tjetër të vështirësisë së ngasësve të makinave dhe lëvizjes së këmbësorëve në rrugën e vjetër.

Adnan Qaili

Comments