Pakoja e tretë ekonomike, LSDM dhe BDI përgatisin masat

139

Pakoja e tretë me masa ekonomike me të madhe përgatitet në shtabet partiake të LSDM-së dhe BDI-së. Nga partia e Ali Ahmetit do të propozojnë masë që nga arka e shtetit të ndahen prej 9000 deri 15.000 denarë për qytetarët. Shuma do të varet nga kategoria sociale e familjeve. Alsat jozyrtarisht mëson se BDI vazhdon të jetë kundër uljes së pagave të administratës, edhe pse një pjesë e ministrave të LSDM-së disa herë hapur paralajmërojnë se korrigjimi i pagave në sektorin publik është i domosdoshëm. Këto janë një pjesë e propozimeve të BDI-së të cilat jozyrtarisht i siguroi Alsat.

BDI:

“Stimulimi i konsumit privat dhe publik. Stimulimi i kompanive nga fusha e turizmit dhe hotelierisë. Program për mikro- kompani, zeje dhe gra sipërmarrëse”.

Sot ministrja e financave Nina Angellovska në profilin e saj në Facebook, publikoi se vijon periudhë e rimëkëmbjes së ekonomisë.

Nxitja e konsumit privat, me theks të ofertës vendore për nxitjen dhe ndihmën e sektorëve të caktuar dhe industrive. Mbështetja e proceseve të reja dhe teknologjive për rritjen e konkurrencës së kompanive vendore”-pohoi Nina Angellovska, ministre e Financave.

Nga qeveria nuk u përgjigjën nëse propozimi i LSDM-së ka arritur te ata. Por, për Alsat, thonë se paketa e tretë e masave do të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe familjet duke forcuar konsumin publik dhe privat. Detaje të tjera nuk u zbuluan.

MÖBEL THEMA

Qeveria:

“Do të ofrohen masa që do të stimulojnë biznesin për të kapërcyer më lehtë dhe me shpejtësi pasojat ekonomike nga virusi korona, në mënyrë që të mund të kapim hapin në kohë për të ringjallur ekonominë e Maqedonisë së Veriut dhe rritjen dhe zhvillimin e saj dinamik.”

Alsat mori konfirmim nga sindikatat dhe shoqatat e biznesit se deri më tani nuk janë informuar për masat e reja të propozuara nga LSDM-ja. Qëndrimi i Shoqatës së Odave Ekonomike është që Qeveria të përgatisë masa për shpëtimin ekonomik. Danella Arsovska thotë se masat për stimul fiskal janë të domosdoshme, përmes pagesave direkte të fondeve në ekonomi, dhe jo vetëm ndihmë për qytetarët.

Kur të krijohet paketa e re ekonomike, do të ishte mirë të keni parasysh se në këtë krizë problem më i madh është oferta, sesa kërkesa. Në një situatë kur ne po përballemi me një ofertë të zvogëluar për shkak të masave kufizuese të mbrojtjes, si përgjigje duhet të krijohen zgjidhje të reja, dhe ky është një stimul për sektorin privat me injeksione të drejtpërdrejta financiare “-pohoi

Daniela Arsaovska, kryetare e LOE.

Një ditë më parë lideri i LSDM-së Zoran Zaev, tha se do t’i propozojë qeverisë kategori të caktuara të qytetarëve të prekur nga kriza të marrin 10 mijë denarë ndihmë të pakthyeshme. Deri më tani, qeveria ka miratuar dy grupe të masave anti-krizë, duke aplikuar për kredi pa interes, dhe një pagë minimale të subvencionuar.

Ile Petreski

Comments