Pallaska: Mund të ketë konflikt interesi në rastin e Vjosa Osmanit, ajo mori anë në një debat elektoral

139

Po vazhdojnë reagimet ndaj deklaratës së u.d të presidentit, Vjosa Osmani karshi ngjarjeve të djeshme në KQZ.

Avokati i njohur, Dastid Pallaska, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Osmani ka bërë gabim të madh për tri arsye sipas tij, shkruan lajmi.net.

“Së pari, po që se ajo do të konsideronte se në takimin e djeshëm të KQZ-së Kryetarja ka kryer ndonjë veprim të kundërligjshëm apo të padenjë, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes do të duhej ta identifikonte këtë veprim me saktësi dhe të procedonte menjëherë me shkarkim. Këtë, mbase, nuk ka mundësi ta bëjë sepse Kryetarja e KQZ-së dje vetëm zbatojë një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, që i detyron të gjithë”, ka shkruar ai.

“Së dyti, duke heshtur linçimin publik, të cilit i është nënshtruar Kryetarja e KQZ-së nga partia politike me të cilën garon Ushtruesja e Detyrës së Presidentes në këto zgjedhje, ajo dështojë të përmbushë detyrimin kushtetues të paanshmërisë politike gjatë ushtrimit të funksioneve institucionale”, ka potencuar Pallaska.

“Së treti, ky kërcënim dhe marrja e anës në një debat të pastër politik/elektoral, ngrisin pyetjen e konfliktit të hapur të interesit që ajo mund të ketë ndërmjet garës së vet zgjedhore dhe interesave të saja partiake karshi postit të Presidentes të cilin aktualisht e ushtron”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes paska qortuar dhe kërcënuar me shkarkim Kryetaren e KQZ-së për shkak se dje ka votuar zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Për më keq, në fjalimin e saj, ajo paska marrë në mbrojtje një shërbyes publik të KQZ-së i cili – për arsye që ende mbesin të panjohura – pa asnje bazë ligjore dhe përtej autorizimeve të tij kërkonte përmbysjen e këtij aktgjykimi.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ky veprim i Ushtrueses së Detyrës së Presidentes është gabim i madh për tri arsye.

Së pari, po që se ajo do të konsideronte se në takimin e djeshëm të KQZ-së Kryetarja ka kryer ndonjë veprim të kundërligjshëm apo të padenjë, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes do të duhej ta identifikonte këtë veprim me saktësi dhe të procedonte menjëherë me shkarkim. Këtë, mbase, nuk ka mundësi ta bëjë sepse Kryetarja e KQZ-së dje vetëm zbatojë një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, që i detyron të gjithë.

Së dyti, duke heshtur linçimin publik, të cilit i është nënshtruar Kryetarja e KQZ-së nga partia politike me të cilën garon Ushtruesja e Detyrës së Presidentes në këto zgjedhje, ajo dështojë të përmbushë detyrimin kushtetues të paanshmërisë politike gjatë ushtrimit të funksioneve institucionale.

Së treti, ky kërcënim dhe marrja e anës në një debat të pastër politik/elektoral, ngrisin pyetjen e konfliktit të hapur të interesit që ajo mund të ketë ndërmjet garës së vet zgjedhore dhe interesave të saja partiake karshi postit të Presidentes të cilin aktualisht e ushtron.

Kërkesa kushtetuese që Presidenti/ja të mos mban poste partiake ka për qëllim pikërisht parandalimin e konflikteve të tilla të interesit.

Përderisa Gjykata Kushtetuese ka gjetur se Ushtruesit/es së Detyrës së Presidentit/es nuk i ndalohet mbajtja e funksioneve partiake dhe kandidimi në zgjedhje, deri më tani asnjëherë nuk është shqyrtuar konflikti i interesit që mund të paraqitet në situata të tilla.

Në krizën institucionale që aktualisht mbizotëron në vend, kjo është gjëja e fundit që na nevojitet. Përveç nëse qëllimi është frustrimi i procesit zgjedhor dhe destabilizimi i vendit.

Rrjedhimisht, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes duhet të kujdeset jo vetëm që të mos gjen veten në situatë të konfliktit të interesit gjatë këtij procesi zgjedhor – që mund të paralizojë funksionimin kushtetues të institucioneve, përfshi edhe atë të Presidentit/es – por edhe duhet të synojë ta eliminojë perceptimin e njëanshmërisë politike gjatë paraqitjeve dhe ushtrimit të funksioneve të saja institucionale.

Kjo posaçërisht nëse ajo synon ta jetësojë predikimin politik se nuk i takon mendësisë politike të “Hugo “Chavez-it,” siç e kishte thënë vet ajo në 2019. /Lajmi.net/

Comments