Palmer e Lajçak thonë se SHBA dhe BE nuk janë rivalë, por thumbojnë njëri-tjetrin për dialogun Kosovë – Serbi

105

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Matthew Palmer dhe I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak thanë që SHBA-të dhe BE nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për Ballkanin Perëndimor.

Në një video-konferencë, Palmet tha se SHBA-të do të mbesin të angazhuara në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, , shkruan lajmi.net.

“Ne kemi synime të përbashkëta dhe vizion të njëjtë për Ballkanin Perëndimor dhe jemi partnerë në këtë çështje”, tha Palmer.

Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po punojnë së bashku në zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Palmer gjithashtu tha se SHBA-të e mbështesin emërimin e Lajçak dhe dëshirojnë që i njëjti të ketë sukses në dialog, por theksoi se detyrimet doganore që Kosova i vendosi për mallrat e Serbisë ishin pengesë për dialogun.

MÖBEL THEMA

Ai më tutje theksoi se uniteti midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i rëndësishëm, por edhe se në të kaluarën problemi ishte se kishte zëra të ndryshëm brenda vetë Unionit, gjë që tregoi se BE ishte e ndarë.

Lajçak në anën tjetër pohoi se pajtohet me Palmerin se SHBA dhe BE nuk janë rivalë, por partnerë të përhershëm dhe se gjërat e mira janë arritur për Ballkanin në vitet e fundit si rezultat i bashkëpunimit midis BE-së dhe SHBA-të.

Ai tha se nuk është as i lumtur, as i pakënaqur që takimi midis Kosovës dhe Serbisë i planifikuar të ndodhë më 27 qershor në Uashington nuk u mbajt, për të cilin, ai shton se është thënë shumë si një takim historik e deri te fakti që do të ketë të bëjë vetëm me ekonominë.

Sipas tij, dialogu nuk ka alternativë dhe status quo nuk iu konvenon as Serbisë dhe as Kosovës duke theksuar faktin se Serbia aktualisht ka një qeveri të fortë dhe nëse tani nuk arrin rezultate, nuk do të mund ta bëjë kurrë.

Lajçak tha se i ka dorëzuar të gjitha datat dhe se tani gjithçka është gati për vazhdimin e dialogut. /Lajmi.net/

Comments