Palmer në “vizitë virtuale” në Shqipëri

37

Ambasada amerikane në Tiranë publikoi se zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Methju Palmer sot do të realizojë “vizitë virtuale” në Shqipëri.

Në fokus të bisedave do të jenë pritjet e SHBA-së, duke i përfshirë edhe ato të lidhura me zgjedhjet parlamentare më 25 prill dhe reformën e gjyqësisë në Shqipëri.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Methju Palmer sot do të realizojë “vizitë virtuale” në Shqipëri. Do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Temë e bisedave do të jenë prioritetet e SHBA-së, duke i përfshirë edhe pritjet për zgjedhjet më 25 prill”, citohet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Në kumtesë shtohet se Palmer do të takohet me “kampionët në reformën gjyqësore”.

Palmer vizitën e tij do ta përfundojë  me tryezë të rrumbullakët me gazetarët të cilët kanë marrë pjesë në programet për këmbim dhe trajnim në SHBA.

Comments