Palmer: ShBA nuk mund ta detyrojë Kosovën ta heq taksën

95

 

Zëvëndësndihmës sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane, Mathew Palmer ka thënë sot se SHBA-ja nuk mund ta detyrojë Kosovën që ta heq taksën.

“Qartë ia kemi bërë të ditur autoriteteve të Kosovës se taksat për mallrat nga Serbia duhet të hiqen ose të pezullohen, por unë mendoj se idetë që shumë njerëz i kanë në Beograd, që SHBA-të mund ta detyrojnë Prishtinën që të sjellë disa vendime, janë të pavërteta dhe jo të drejta për Kosovën”, ka thënë Plmer për mediat serbe.

MÖBEL THEMA

Palmer ndër te tjera ka thënë se Kosova ka politikën e saj dhe vendos vetë për këtë çështje.

“Kosova ka politikën e saj dhe vendos vetë”. SHBA kanë një ndikim që përpiqen ta përdorin konstruktivisht. Uashingtoni do të donte që taksat të hiqen nga tavolina, pasi janë pengesë për përparim”, ka deklaruar tutje ai.

“Beogradi, megjithatë, me Prishtinën duhet të negociojë për taksat, dhe jo me Shtetet e Bashkuara”, tha Palmer.

Comments