Pamje nga aksioni në Veri, vendi i mbushur nga Njësia Speciale [Video]

694

Janë bërë edhe disa video nga aksioni i hershëm sot në Veri. Në video shihen shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale në këtë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha gazetës se personi i arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

MÖBEL THEMA

Aksion policor në Veri, ka të arrestuar

Aksion policor në Veri, ka të arrestuar

Gepostet von Klan Kosova am Dienstag, 15. Oktober 2019

Comments