Pamje nga vendngjarja: Vritet një person në Vlorë

51

Vritet një person në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe nga të dhënat e fundit bëhet me dije se, disa persona janë konfliktuar mes tyre.

MÖBEL THEMA

Dyshohet se personat janë konfliktuar me sende të forta, ku si pasojë ka mbetur i vrarë një prej tyre, përkatësisht shtetasi Stavri Mino 50 vjeç.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e plotë të rrethanave ndërkohë që ka shoqëruar 3 persona si autorët e përfshirë në konflikt.

Njoftimi paraprak i policisë:

“Rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, dyshohet se pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.

Pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës dyshohet se 50 vjeçari S.N., ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 3 shtetas; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore“./abcnews.al

Comments