Pamje rrëqethëse nga Kina, qindra mysliman ujgurë me sy të mbyllur dhe koka të rruara transportohen me trena

194

Një video rrëqethëse e filmuar nga ajri me dron në Kinë, është shfaqur në internet ku shihen qindra burra me sy të lidhur që nxirren nga vagonët e trenave nga persona të armatosur.

Besohet se është vazhdimësi e presionit të autoriteteve kineze, që kryejnë mbi myslimanët Ujgurë në perëndim të provincën kineze Xinjiang.

CNN ka publikuar pamjet ku shihen qindra persona të veshur me rroba me ngjyrë të kaltër, mbi të cilat shkruan “Qendra e paraburgimi Kashgar”.

Ata kishin kokat e rruara, duart e lidhura prapa shpinës dhe shumica i kishin edhe sytë e mbyllur. Derisa po qëndronin të ulur në një oborr të madh, ata mbikëqyreshin nga forca të shumta të armatosur deri në dhëmbë.

MÖBEL THEMA

Në anën tjetër, autoritetet kineze kanë vendosur të heshtin lidhur me këtë video dhe nuk po u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve. Autoritet në Xinjiang kanë dhënë vetëm versionin zyrtar, duke pretenduar se bëhet fjalë për kriminelë.

“Xinjiang është duke tentuar t’i thyejë kriminelët që kanë kryer krime dhe kjo nuk ka të bëjë me përkatësinë e tyre fetare. Transportimi i të burgosurve është diçka e zakonshme – normale”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Siç raporton CNN, në Kinë është bërë praktikë që të burgosurit të transportohet me sy mbyllur. Por, nuk dihet se çfarë krime kanë kryer. Në kanalin e publikuar në YouTube, autori i saj pretendon se është fjalë për shkelje të drejtave që prej vitesh u bëhen Ujgurëve në Kinë./Telegraf

Comments