Pamje të aksidentit dhe të 22 vjeçarit kosovar që u dënua me burg të përjetshëm në Gjermani

563

22 vjeçari kosovar, Kushtrim.H është dënuar me burg të përjetshëm në Gjermani.

Gjykata e Landit në Kleve e konsideroi si vrasje aksidentin ku u përfshi  43 vjeçarja Sema.S.

E gjithë kjo pasi makina e saj u përplas nga makina e llojit ‘Mercedes’ që po drejtohej me shpejtësi tepër të lartë nga i riu, Kushtrim.H.

 

 

I riu kosovar u dënua me burgim maksimal për të qëndruar prapa grilave për gjithë jetën.

MÖBEL THEMA

Ndërkohë personi tjetër që po garonte me 22-vjeçarin shqiptare, edhe ai vetëm 22-vjeç i quajtur Ismail.S, me shtetësi gjermane mori një dënim prej 3 vite e 9 muaj heqje lirie.

Rasti i vitin e kaluar bëri shumë bujë në Gjermani, por rasti pati ndodhur saktësisht në Moers afër qytetit Duisburg.

Edhe pse të dy e pranuan se po bënin gara, kjo gjë nuk ndikoi në zbutjen e dënimit që Gjykata kishte vendosur për ta./Indeksonline/

Comments