Lajme, ShowBiz — December 4, 2017 at 6:43 pm

Para se të bëhej këngëtar, Blero ka qenë bujk

by

Blerim Muharremi-Blero kohë më parë ka zbuluar disa detaje rreth jetës së tij.

Ai kishte pohuar se para se të bëhej këngëtar, ka punuar si bujk dhe se ka larë enë.

“Para se të bëhem këngëtar kam punuar në arra. Kam mbjell dredhëza. Më pas kam punuar edhe në larjen e enëve”, kishte thënë ndër të tjerash Blero në KTV.

Ai gjithashtu ka thënë se ka punuar në fabrikën e veturave Volvo, dhe më pas ka filluar karrierën si këngëtar, ku fillimisht babai tij ishte skeptik se do të arrinte shumë si artist.

Comments

comments