Para zgjedhjeve lokale, partitë arrijnë konsensus për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

59

Kodi zgjedhor, me konsensus mes partive politike, do të pësojë disa ndryshime të tjera. Propozimi i firmosur nga përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare parashikon që në afat prej 10 ditësh nga shpallja e zgjedhjeve, fondet publike, ndërmarrjet publike dhe të gjithë personat e tjerë juridik që posedojnë kapital shtetëror janë të detyruar që të dorëzojnë të dhëna për numrin, llojin, targat dhe gjendjen e automjeteve me të cilat disponojnë. Koha për reklamim politik shtohet nga 9 në 9 minuta e gjysmë në një orë; 4 minuta për dy partitë më të mëdha në pushtet, 4 minuta për dy partitë më të mëdha në opozitë, 1 minutë për partitë e përfaqësuara në Kuvend por pa grup parlamentar, 30 sekonda për partitë e papërfaqësuara në Kuvend.

Mes tjerash parashihet edhe që mjetet financiare për program të paguar politik të siguruara nga buxheti nuk mund ta tejkalojnë shumën prej dy eurosh pa TVSH për votues të regjistruar në të gjithë territorin e vendit kurse për zgjedhjet lokale 1 euro plotësuese për votues në territorin e komunës ku mbahet rrethi i dytë të zgjedhjeve dhe në zgjedhjet presidenciale, 1 euro plotësuese nëse ka rreth të dytë.

Votuesit të cilëve u skadon afati i dokumentit të identifikimit që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, do të ketë mundësi votimi me dokument të skaduar.

Nëse votimi mbahet në kohë pandemie ose epidemie, personat që janë në izolim ose karantinë dhe kanë të drejtë të votojnë, duhet të informojnë organet zgjedhore komunale pesë ditë para zgjedhjeve dhe t’u mundësohet e drejta e votës ditën e zgjedhjeve, nga një këshill zgjedhor i përbërë nga tre punonjës shëndetësor.

Moebel THEMA

KSHZ-ja obligohet të rishikojë afatet dhe të zbatojë ndryshimet që nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Bëhet fjalë për ndryshime të cilat pjesërisht janë rekomandime të OSBE/ODIHR-së sa i takon transparencës së procesit zgjedhor..”, tha Jovan Mitrevski, LSDM.

Do të jetë deficit i madh demokratik nëse për herë të parë shkojmë në zgjedhje pa zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së dhe prandaj këmbëngulëm që Kodi zgjedhor të miratohet”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Në korrik, partitë politike nuk arritën konsensus për miratimin e ndryshimeve të tjera në Kodin zgjedhor në të cilat ishin paraparë edhe listat e hapura për kandidatët për këshilltarë. Listat e hapura nuk do të gjejnë zbatimin në zgjedhjet e tetorit.

Fatlume Dervishi

Comments