Paralajmërimi i Maradonës ndaj James: Mos e prek fanellën me numër 10

134

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, pritet të largohet nga Real Madrid, dhe se do t’i bashkohet skuadrës së Napolit në Itali.

Një reagim ka ardhur Maradona Jr, djali i legjendës Diego Armando Maradona, në lidhje me këtë transferim ku shprehu admirim për Rodriguez.

“Unë gjithmonë i komentoj në foto Jamesit duke i thënë të shkoj te Napoli”,.

MÖBEL THEMA

Është një ëndërr që James të vijë në Napoli, mund ta bëjë ekipin më të mirë”.

Ndër të tjera, ai foli edhe për numrin 10 i cili i takoi babait të tij gjatë viteve 1980-1990, dhe që nga atëherë nuk e veshi askush pasi klubi italian vendosi ta hiqte nga qarkullimi.

“Fanellën me numrin 10 mos e prekni. Është pronë private e familjes. Është e babait tim”.

“Kishte zëra se ata do t’i jepnin Gonzalo Higuainit, kur ai erdhi, pastaj tek Lorenzo Insigne, por duhet të jetë si në NBA. Nëse pensionon një numër fanelle, nuk mund ta përdorësh përsëri”, tha Maradona Jr për Marca

Comments