Parashikimet për ‘Eurovision’, kush janë favoritët kryesorë?

156

MÖBEL THEMA

Sonte do të zhvillohet nata finale e festivalit të këngës,‘Eurovision’. Një nga garueset është edhe Jonida Maliqi më këngën “Ktheju Tokës” që përfaqëson Shqipërinë.

Bastoret më të mëdha në botë tashmë kanë publikuar kuotat për secilin kandidat, transmeton Indeksonline.

Të gjitha bastoret favorit kryesor e kanë cilësuar garuesin holandez, Duncan Laurence me këngën ‘Arcade’. Mundësit që Holanda të fitoj sonte janë 47%.

Në pozitën e dytë është e rënditur Australia me 12% shanse për të fituar. Top 3shen e mbyll Zvicra me vetëm 7% shanse.

Shqipëria është renditur në pozitën e 23-të me vetëm 1% shanse për ta fituar.  Ndërsa vendin e fundit e ka nxënë Gjermania.

Vendi nikoqir, Izraeli është pozicionuar në vendin e parafundit me vetëm 1% shanse për ta fituar./Indeksonline/

Comments