Parimet për përmirësimin e gjendjes shoqërore – Dr. Musli Vërbani

55
  1. Pas All-llahut, prindërit kanë përparësi që t’i duash dhe t’u bësh mirë më shumë se të tjerëve.
  2. Me prindërit sillu butësisht, folu fjalë të mira dhe lutu që të fitojnë mëshirën e All-llahut.
  3. Vepro që të fitosh kënaqësinë e prindërve dhe kërko që të t’i falin ty gabimet, sepse kënaqësia e tyre ndaj teje është kënaqësia e All-llahut.
  4. Babai e ka vendin më të ngritur në familje, me atë duhet konsultuar dhe prej atij leje duhet kërkuar.
  5. Prindin duhet dëgjuar, se duke e dëgjuar atë e ke dëgjuar All-llahun.
  6. Vëllai e forcon litarin e vëllait të tij dhe bëhen të fuqishëm.
  7. Vëllazëria ka të drejta dhe obligime. Dëshiro për vëllanë atë që e do për vete dhe lutu për vete dhe lutu për të.
  8. Vëllezërit duhet t’i planifikojnë çështjet së bashku dhe së bashku të planifikojnë për shpëtimin nga grackat e përgatitura.
  9. Dashuria, respekti dhe mëshira në mes të farefisit është prej urdhrave të All-llahut, andaj duhet t’i mbajmë dhe t’i forcojmë marrëdhëniet farefisnore.
  10. Ndaj të afërtit në familje ka obligime dhe detyra.
  11. Cilësi e muslimanit është që gjithmonë të flasë fjalë të mira.
  12. Shoqëria e besimit është shoqëri e vëllazërimit, shoqëri e pajtimit mes vëllezërve dhe shoqëri e devotshmërisë.
  13. Zemrat e besimtarëve duhet të jenë të pajisura me dashuri, duhet të jenë të pastra ndaj çdo zilie dhe urrejtje ndaj besimtarëve.
  14. Me fqinjët duhet të sillemi mirë, t’u flasim fjalë të mira pa marrë parasysh a kemi lidhje farefisnore apo jo.
  15. Me u sjellë mirë dhe me i fol fjalë të mira shokut të klasës, shokut të punës, shokut të udhëtimit.
  16. Udhëtarit i cili ka mbetur pa mjete financiare për t’u kthyer në vendlindje është obligim i yni që t’i ndihmojmë dhe t’i bëjmë mirë.
  17. Me jetimin mos u sjell ashpër.
  18. Lypësin mos e refuzo.
  19. Muslimani e ka të ndaluar që të cenojë të drejtën e muslimanit duke filluar prej vrasjes e çdo gjë tjetër.
  20. Muslimani e ka të ndaluar të prek në pasurinë e muslimanit, përpos asaj çka është e lejuar me sheriat.
  21. Personaliteti i muslimanit është i nderuar pa marrë parasysh a është prezent apo jo, ai i cili prek nderin e tij është mëkatar.
  22. Shoqëria islame është shoqëri nderi, pastërtie, sinqeriteti dhe çiltërsie.
  23. Rregullat e dashurisë, respektit dhe simpatisë, Zoti i Madhëruar i ka caktuar në vendkuvendimet e muslimanëve.
  24. Urtësia është simbol i muslimanit. Selami është përshëndetja e tyre.
  25. Polemikat dhe diskutimi duhet të bëhen me dialogë të afrimit dhe mirëkuptimit.
  26. Edukata e pejgamberit është mostra e shkëlqyeshme e muslimanëve.
  27. Fjalët e buta janë simbole të çdo besimtari të devotshëm.
  28. Vajzës nuk i ka hije të flasë me fjalë provokuese pasi pa dashje mund t’i nxisë ata të cilët i kanë zemrat e sëmura, andaj gjithmonë le të flasë fjalë të mira dhe të matura.
  29. Të drejtat e njeriut duhet të çmohen, të vlerësohen dhe nuk duhet cenuar.
  30. Duhet t’i ndihmosh atij i cili meriton t’i ndihmohet, por nuk ka nevojë ta ndihmosh atë që nuk e meriton të ndihmohet.
  31. Muslimani, në shoqëri duhet të luaj rolin e ndërtuesit, zhvilluesit, e jo shkatërruesit.
  32. Çdo musliman duhet të veproj në ndërprerjen e luftës dhe duhet të angazhohet për paqe dhe pajtim.
  33. Paqja duhet ruajtur, ndërsa agresorin dhe kriminelin duhet ndalur.
  34. Drejtësia është simbol dhe specifikë e muslimanëve dhe kjo urdhërohet edhe në çështje të dënimeve (ligjore) sepse All-llahu nuk i do agresorët.
  35. Muslimani duhet ta zbuloj realitetin dhe të vërtetën dhe duhet t’i konfirmoj lajmet në mënyrë që të mos bie në gabim e pastaj të pendohet.
  36. Edukatë e muslimanit është që të largohet nga fjalët e pamoralshme dhe ofenduese dhe nga ajo çka nuk i përket atij.
  37. Besimtari nuk flet haptazi (as fshehtazi) për imoralitet dhe të këqija, sepse këtë All-llahu nuk e dëshiron.
  38. Besimtari nuk kuvendon për mëkat dhe armiqësi.
  39. Besimtari është i moralshëm, fisnik dhe përshëndetjen e kthen me të mirë.
  40. Gratë janë motrat e meshkujve, nuk e urrejnë njëri-tjetrin por ndihmohen mes vete.
  41. Ne duhet t’i vlerësojmë njerëzit me vlera dhe t’ua japim respektin e merituar.
  42. Me mendimtarët dhe të mençurit duhet konsultuar dhe duhet të marrim mësim prej tyre.
  43. Shit-blerja duhet të bazohet në besnikëri, drejtësi, sepse ato janë simbol i besimtarit.
  44. Butësia me njerëzit sjell deri te kryerja e detyrave. Mbajtja e sekretit ndihmon në kryerjen e detyrave. Zgjedhja e mirë është ushqimi më i mirë të cilin njeriu e posedon prej Krijuesit të gjithësisë.
  45. Bashkimi është fuqi ndërsa ndarja dobësi.
  46. Konfrontimi dhe kundërshtimi i ndërsjellë shpie në dështim dhe dobësi.
  47. Garimi në punë të mira është i pëlqyer.
  48. Të gjithë ne jemi një popull-Umet, ky unifikim është prej All-llahut dhe duhet ta ruajmë unitetin.
  49. Allahu është kujdestar i vijës tonë, Ai i di pengesat të cilat do t’na pengojnë.
  50. Të larguarit nga kriminelët është fitim.
  51. Muslimani nuk pranon padrejtësi prej tjetrit, por as nuk i bën padrejtësi vetes e as tjetrit.
  52. I riu musliman e ka obligim të profesionalizohet në shkencën e fikhut të fesë në mënyrë që ta këshilloj popullin e tij.
  53. Muslimani gjithmonë përqendrohet në drejtësi dhe e thotë të vërtetën edhe nëse është në dëm të vetvetes.
  54. All-llahu është i drejtë, e do të drejtën, e ne e kemi obligim që ta qesim të drejtën në shesh.
  55. Është obligim mbajtja e besës dhe kryerja e premtimeve. Obligim është ndërlidhja farefisnore. Toka duhet të zhvillohet.
  56. Ulja e shikimit dhe ruajtja e nderit është urdhër i All-llahut edhe për besimtarët edhe për besimtaret.
  57. Shtëpitë janë të shenjta, ato duhet ruajtur. Për vizitat nëpër shtëpi ekzistojnë rregulla dhe norma të cilat janë edhe për vizitorin edhe për të vizituarin.
  58. Fëmijët kur të hyjnë në moshën e pjekurisë (bulug) le të kërkojnë leje.
  59. Elementi më i rrezikshëm në shoqëri është hipokrizia. I rrezikshëm është ai i cili kur flet rrenë, premton e nuk realizon, i besohet e tradhton, ai i cili e thotë atë çka nuk e ka në zemër por vetëm proklamohet.
  60. Mos kërko mbështetje dhe ndihmë prej armiqve të fesë dhe prej pabesimtarëve sepse ajo është cilësi e hipokritëve. Fuqia i takon All-llahut, të dërguarit të tij dhe besimtarëve.
Comments