Drejtori i RTVM-së Marjan Cvetkovski mbetet i pakapshëm për koment pasi Enti Shtetëror i Revizionit zbuloi parregullsi në punën e shërbimit publik. Cvetkovski edhe sot nuk u përgjigj në telefon, e as që iu përgjigj porosive SMS, që ia kemi dërguar. Pasi ai vendosi të hesht, Anti-Korrupsioni njoftoi se do të hap lëndë pasi revizorët zbuluan parregullsi në punën e tij. Paralelisht, gjetjet e Revizionit do të kontrollohen edhe nga Policia Financiare. Por, emri i Marjan Cvetkovskit regjistrohet edhe në hetimet e Prokurorisë Speciale. Ekipi i Katica Janevës dyshon se në lëndën “Propaganda” janë shpenzuar 30 milionë euro para të popullit për të blerë mediat e partisë. Hetimi zbuloi se nëntë të dyshuar, përfshirë edhe ish-Kryeministrin NikoLla Gruevski, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë Kiril Bozhinovski dhe drejtorin aktual të RTVM-së Marjan Cvetkovski bënë një bashkim kriminal, të kryesuar nga Gruevski. Nga viti 2010 deri në vitin 2015, nga buxheti i shtetit janë transferuar para në mediat që mbështetën politikën e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Gruevski dhe Bozhinovski kanë organizuar marrjen e shtatë televizioneve vendore dhe një radio. Por, në raportin e fundit, PSP njoftoi se njëri prej të dyshuarve ka pranuar të jetë dëshmitar kundër Gruevskit, Bozhinovskit, Cvetkovskit dhe të tjerëve.
Më 25.02.2019, si rezultat i marrjes në pyetje të njërit prej të akuzuarve është marrë vendim për mos-ndërmarrjen e ndjekjes penale, sipas nenit 44, paragrafi 3, i LPP-së, pas së cilës procedura hetimore zhvillohet kundër 8 personave”-thuhet në Raportin e PSP-së.
Enti i Revizionit në RTVM zbuloi se në televizion mungojnë pajisje- nuk dihet se ku janë, kush e përdor dhe për çfarë qëllimi. Drejtori Cvetkovski ka autorizuar një drejtor, të nënshkruajë për të, për të cilin gjë revizorët paralajmërojnë për punë të paligjshme. Këshilli i Programit dhe Këshilli Mbikëqyrës, megjithëse jo kompetent, kanë dhënë dritë të gjelbër, që RTVM-ja të marrë kredi më shumë se dy milionë euro. Ata kanë urdhëruar edhe një plan biznesi si dhe një mbulesë. Banka iu ka dhënë atyre një hua dhe ata në vend të investimeve, siç kanë njoftuar me planin e biznesit, RTVM-ja ka filluar të shlyejë borxhe. Çmime joreale të kostove, gjithashtu ka përcaktuar revizori edhe në bërjen e dokumentarëve.
Bojan Stojanovski