Pas incidentit Haki Abazi vendos t’ia falë Dardan Molliqajt me një kusht

137

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes Haki Abazi është shprehur i gatshëm t’ia falë atë që ndodhi mbrëmë ndërmjet tij dhe Dardan Molliqajt, pas debatit, në emisionin Presssing, nëse ky i fundit do të shprehte një kërkim falje publike. Komentet Abazi i bëri në ‘RADIO 1’, me çrast Molliqaj nuk ishte i qasshëm për këtë medium, sikur edhe për policinë që nga nata e shkuar kur ndodhi incidenti që u raportua.

Pasi ka shpjeguar edhe njëherë kronologjinë e ngjarjes, i pyetur nga ‘RADIO 1’ se a do ishte i gatshëm që do gjë që ndodhi mbrëmë t’ia falte Dardan Molliqajt, Abazi u shpreh se po.

“Unë nuk kam hyrë në politkikë për të bërë konfrontime e as për t’u marrë me raste të tilla dhe për t’u marrë me çështje të cilat mund të jenë të nisura prej motiveve që ai ose kushdo tjetër mund ti dijë. Natyrisht që falja është akt edhe njerëzor edhe intelektual. Nuk kam asgjë personale me z.Molliqaj. Mendoj që nuk na bënë nder as neve, as popullit, as vendit konfrontimi fizik. Mendoj që edhe përballja në debate duhet të ndodhë në nivelin profesional e jo me goditje personale dhe tentim për njollosje të personalitetit.”-tha Abazi.

MÖBEL THEMA

Përderisa Abazi i VV-së tha se ka gatishmëri t’i falë këtë akt Molliqajt të PSD-së, njëjtë nuk shprehu gatishmëri edhe për t’u ballafaquar në të ardhmen në debat me të.

“Jo, dhe jo sepse unë nuk mendoj që populli ynë, qytetarët tonë, votuesit meritojnë cfarëdo lloj stërkeqje të debatit. Nuk mendoj që në asnjë formë unë duhet të ballafaqohem një debat të tillë në të ardhmen.”

Policia ka marrë në pyetje Haki Abazin mbrëmë përderisa sipas Abazit, Dardan Molliqajn, nuk ka pasur mundësi ta intervistojnë ende.

Comments