Pas karantenës, 8 lojtarë e Interit largohen nga Italia

208

Mbrojtësi i Interit, Diego Godin dhe 7 lojtarët e tjerë, iu dhanë drita jeshile për t’u larguar nga Italia pasi përfunduan periudhën e tyre në karantinë. Mbrojtësi uruguaian është rikthyer në Amerikën e Jugut pasi kreu karantinën fillestare në Milano dhe dërgoi një mesazh për tifozët pas mbërritjes së tij.

MÖBEL THEMA

“Unë u largova nga Italia me autorizimin e klubit, mjekut dhe autoriteteve shëndetësore. Unë duhet të jem në karantinë këtu, duke qenë përgjegjës dhe i vetëdijshëm për situatën. Unë natyrisht u rekomandoj të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, është mënyra e vetme për t’u marrë me këtë pandemi. Dëgjoni shenjat që autoritetet po na japin. Unë ju dërgoj një përqafim, le të shkojmë përpara së bashku,” ka shkruar Godin në rrjetet sociale. Ndërkohë shtatë emrat të tjerë ende nuk janë publikuar.

Comments