Pas takimit me Vuçiq, Lajçak do të flasë edhe me lidershipin kosovar për situatën në veri

115

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur në Beograd, për vizitën e tij zyrtare të planifikuar.

Në takimin që do të ketë pasdite me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ai pritet të adresojë edhe situatën e krijuar pas vendosjes së reciprociteti nga Republika e Kosovës, mbi targat serbe.

Moebel THEMA

Për të njëjtën temë, Lajçak pritet të thërrasë edhe udhëheqësit e Kosovës.

Këtë bëri të ditur në një konferencë për media zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano.

Stano tha se BE kërkon që menjëherë të ndalen tensionet në veri nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, derisa shtoi se dialogu, me lehtësues BE-në, është e vetmja platformë për t’u marrë vesh mbi çështjet e hapura./Lajmi.net/

Comments