Paul Pogba mohon lajmet për largimin nga Kombëtarja e Francës

72

Paul Pogba ka qenë sot në të gjtiha ballinat e medieve evropiane.

Mesfushori i Kombëtare së Francës raportohej të ketë vendosur për largim nga skuadra kombëtare.

Pogba nuk duron fyerjet ndaj fesë islame, tërhiqet nga Kombëtarja e Francës?

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

E gjithë kjo duke marrë bazë në komentet e presidentit Macron, i cili ishte i ashpër ndaj fesë islame, pas incidentit që ndodhi në Paris.

Gjithsesi, anëtari i Manchester United ka hedhur poshtë këto zëra, duke lënë të kuptohet se vazhdon të jetë pjesë e Francës, përcjell lajmi.net.

Pogba ka postuar lajmin e ‘The Sun’ duke shkruar mbi të “Lajm i rremë, i papranueshëm”.

Kështu, anëtari i Man Utd do të vazhdojë të jap kontribuutin e tij me fanellën kombëtare. /Lajmi.net/

Comments