Pelegrinazh në Mekë, vetëm për të vaksinuarit

40

Vetëm ata persona që janë vaksinuar kundër COVID-19 do të jenë të autorizuar të marrin pjesë në umren, në pelegrinazhin që zhvillohet në Mekë.  

Në mes të muajit prill nis edhe muaji i shenjtë i agjërimit për besimtarët myslimanë.

Në një deklaratë për mediat, ministria e Haxhit tha se në nisje të Ramazanit  “vetëm njerëzit imunë” ndaj koronavirusit do të lejohet të kryejnë “umren” ose lutje në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Kjo masë vlen veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dy doza të nevojshme të vaksinës dhe për ata që kanë marrë një dozë të vetme për të paktën katërmbëdhjetë ditë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Ramazani zakonisht shkakton një fluks të madh të besimtarëve në Mekë nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera myslimane.

Pelegrinazhi i vogël, i pezulluar në Mars 2020 për shkak të pandemisë Covid-19, rifilloi me frikë në fillim të Tetorit me masa paraprake.

Fillimisht, vetëm 6,000 sauditë dhe shtetas të huaj u lejuan çdo ditë për lutjen, e cila mund të ndërmerret gjatë gjithë vitit ndryshe nga haxhi, i cili zhvillohet një herë në vit.

Më shumë se 390,000 raste me Covid-19 janë regjistruar në Arabinë Saudite, përfshirë  6,700 viktima dhe më shumë se 5 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine në një popullsi prej 34 milionë banorë./Euronews

Comments