Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka qenë vend-kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2005 dhe sipas tij, si do që të jetë metodologjia, shteti është i gatshëm për anëtarësim.

“Të martën e ardhshme, ne marrim një shans jashtëzakonisht të mirë si shtet për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris dhe të paraqesim argumentet e të dy palëve dhe të dëgjojmë motivet e presidentit francez”.

“Nga ana jonë, unë synoj të them që qëndrimi ynë është, se nuk kemi asnjë rezervë në lidhje me paralajmërimin e metodologjisë së re. Le të jetë pesë herë më e fortë dhe më e plotë. Ne jemi të gatshëm për të hyrë në një lloj të tillë negociatash dhe nuk kemi asnjë rezervë në lidhje me reverzibiltetin eventual të procesit”, u shpreh Pendarovski.

Ai kërkoi që të mos ketë iluzione, që mund të ekzistonte një njeri në botë që do të shkonte dhe të bindte presidentin francez që të na jepte datë për negociata.

“Ne jemi vend i vogël, ne kemi argumente të forta që duhen thënë në atë takim, por le të mos shkojmë me pritshmëri të mëdha, sepse as Amerika dhe as Gjermania kurrë nuk do mund ta bindin Presidentin e Francës”, u shpreh Pendarovski.