Pensionohet lojtari që e ndihmoi Kosovën kur kishte më së shumti nevojë

168

Mesfushori që ka luajtur për disa skuadra në Gjermani, duke arritur edhe Bundesligën, është pensionuar nga futbolli, por do të vazhdojë të punojë në këtë sport.

Alushi ka vendosur që karrierën ta vazhdojë si agjent i futbollistëve.

MÖBEL THEMA

Kujtojmë se Enis Alushi mban një pjesë të veçantë në zemrat e gjithë sportdashësve në Kosovë.

Alushi i ishte bashkuar Kosovës në vitin 2014, kur kombëtarja ‘Dardanve’ nuk ishte pranuar në FIFA dhe kishte të drejtë të zhvillonte vetëm ndeshje miqësore.

33 vjeçari po ashtu ka qenë i ftuar edhe në disa ndeshje kualifikuese për Kampionatin Botëror, kur Kosova drejtohej nga Albert Bunjaki.

Comments