Për 18 vite u mbajt i lidhur me zinxhir në shtëpi, shteti e merr nën kujdes 35 vjeçarin nga Kaçaniku

391

Familja Dullovi nga fshati Vataj e Kaçanikut, është në hall të madh me djalin e tyre 35 vjeçar, Minir Dullovi.

Familja po e mban të lidhur me zinxhir në një dhomë Minirin, për shkak se ai është i sëmur mendërisht pas luftës në Kosovë ku pa disa masakra që kryen kriminelët serbë në atë pjesë të Kosovës.

Ai po mbahet lidhur në dhomën e tij që 18 vite, dera i hapet vetëm kur t’i ipet bukë dhe cigare.

Por, pa kaluar as 24 orë nga kronika e Klan Kosovës, 35 vjeçari Minir Dullova nga Kaçaniku, është dërguar në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime.

Familjarët u gëzuan shumë, derisa thanë se tani e tutje do të jenë më të lehtësuar.

Comments