Përdhunimi i të miturës në Kavajë, apeli i myftiut të Tiranës

159

Në ligjërimin e së premtes Myftiu Ylli Gurra apeloi për më shumë komunikim mes prindërve dhe fëmijëve duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë e Kavajës, ku një minorene u përdhunua nga shokët e klasës.

Sipas tij kujdes dhe mbështetje duhet treguar më tepër në moshën e adoleshencës.

MÖBEL THEMA

“Edukimi i brezit të ri, të djemve dhe vajzave e bën edhe njëherë me jetik dhe primar domosdoshmërinë e skanimit të dijes sepse pasojat janë të paparashikueshme qoftë për djalin apo vajzën. Në rrugën e dijes të kenë mbështetjen, vlerësimin dhe dashurinë të përditshme të prindërve”, th Gurra.

Të mëdhenjtë shton Myftiu Gurra duhet të jenë të vëmendshëm që të rinjtë të mos bien pre e shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale si dhe të sigurohen për rrugët nga të cilat marrin dije dhe informacion.

Comments