Përfundon protesta e opozitës në Shqipëri, lirohen akset kombëtare

57

Opozita e bashkuar në Shqipëri mbylli edhe për sot protestën e saj që kishte bllokuar edhe 5 akset kombëtare të Shqipërisë. Pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ripërsëriti edhe sot se nuk do të ketë zgjedhje në 30 Qershor, protestuesit u shpërndanë. Tubimi ishte paqësor pjesën më të madhe të kohës, ndërsa u shënuan vetëm dy incidente të vogla. Njëri në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, protestuesit i vunë flakën 4 gomave dhe në sheshin “Shqiponja” në Tiranë ku disa protestues goditën një person, i cili po kalonte me makinë gjatë kohës që po zhvillohej tubimi.

Comments