Përkundër barazimit, Valverde i kënaqur me të rinjtë e skuadrës

362

Trajneri i skuadrës së Barcelonës, Ernesto Valverde, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij kundër Huescas.
Në këtë ndeshje, Valverde vendosi që të startonte me formacionin e dytë, duke pushuar yjet e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Edhe sistemi i lojës nuk ishte ai që jemi mësuar ta shohim, pasi Barca startoi me sistemin 3-4-3.

Lojtarë si Riqui Puig, Jean Clair Todibo, Carles Alena e Moussa Wague u panë titullar në formacionin e katalanëve.

Trajneri mbeti i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve edhe pse ata nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.

“Ishte një ndeshje e vështirë sot. Ne ndryshuam shumë lojtarë në pikat kyçet formacionit dhe nuk është e lehtë që t’i përshtatësh ata” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Nuk ishte e lehtë për lojtarët si Wague, Riqui apo Todibo, të cilët nuk kanë luajtur aq shumë gjatë ndeshjeve të tjera, por ata patën paraqitje të mira” ka shtuar trajneri.

Edhe me barazimin, skuadra e Barcelonës nuk rrezikon shumë, pasi është shkëputur në krye të tabelës. /Lajmi.net/

Comments