Përlotet gjyqtari: Pranoj krimin që kreva për të shpëtuar jetën e nipit

45

Lumi - Fahrschule

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është përlotur në para KPK ndërkohë që tregoi historinë e tij të dënimit në Itali.

Dënimi ka ndodhur në vitin 1999, kur ai është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, konkretisht anëtar i gjykatës së Shkodrës.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza se si është dënuar, por duke mos pranuar krimin për të cilin ishte dënuar me 40 ditë.

MÖBEL THEMA

Thanza ishte dënuar për vjedhje e kryer në bashkëpunim, por gjyqtari ka shpjeguar se krimin e kishte marrë përsipër të shpëtuar nipin e tij 9 vjeç në atë kohë, pasi vjedhjen e kishte kryer ish-kunata.

“Nipi im ishte 9 vjeç dhe vuante nga një sëmundje e rëndë. Në atë kohë e dërguam për kurim në Itali dhe ish-kunata ime bëri një vepër të turpshme.

Kur u zbulua e mora unë përsipër pasi nëse do të depërtohej në Shqipëri, nipi im s’do mbijetonte. Unë kam sakrifikuar jetën time dhe e pranoj krimin, por jam krenar që e kam kryer në emër të humanzimit.

Sot nipi im jeton, është 28 vjeç dhe punon jashtë si jurist”-, është shprehur gjyqtari i cili në fund të rrëfimit të tij është përlotur, bashkë me familjarët e tij të cilët kishin ardhur për ta mbështetur. /albeu.com/

Comments