Përse populli i largoi partitë e luftës ?!

191

Analizë e Faktiditor.ch

Gjëja e mirë është se Kosova e ka kaluar kohën e përcarjeve të thella dhe gjërave që shkonin deri në ekstrem mes partishë e individësh.Kosova fitoi vetëm për faktin se jo vetëm që opozita morri më shumë vota,por edhepse bënë një fushatë të shkëlqyer dhe humbësit pranuan menjëherë rezultatet.Kjo s’mund të ndodhte dikur dhe ishte thuajse e pamundur .

Partitë e luftës do të jenë tashmë opozitë në Kosovë pas kaq kohësh dhe vitesh qeverisjeje,por pyetja e madhe do të jetë brenda tyre se përse u ndodhi kjo ?!.

Në një proces demokratik zgjedhorë me shumë rëndësi ishte që fitoi në fund Kosova.Ishin njerëzit atje që I treguan cdo vendi të rajonit se si votohet dhe përmes votës ata shprehën pakënaqësinë e tyre duke dërguar mesazhe te secila parti që s’mund të veprojë sipas klaneve partiake më shumë se sa interesave të qytetarëve .

MÖBEL THEMA

Mbase ishte momenti që më në fund ai vend që ka përjetuar drama të tmerrshme , luftë, sakrifica ,të kërkojë një ndryshim, atë që qeveria që nuk është më, nuk ua plotësoi dot dhe kjo nuk tingëllon e ekzagjeruar .

Partitë e luftës diku kanë gabuar në qeverisje dhe populli këtë herë nuk i kurseu.E kishin pritur gjatë dhe po aq gjatë sa këtë fitore e kishte pritur edhe opozita në tërrësi atje, por përvec gjithckaje njerëzit paralelisht ia dhanë shansin dikujt tjetër për të qeverisur vendin që do ta ketë shumë të vështirë për shkak të zotimeve të mëdha .Partitë e luftës paguan koston që kishin me qytetarët sepse në raport me Serbinë ata nuk është se e lanë të veprojë.

Votuesit atje e dijnë shumë më mirë se përse vendosën që ta sjellin opozitën në pushtet ndërsa alarmi tek subjektet e luftës tashmë ka rënë.Ata duhet të fillojnë tani ti bëjnë analizat përse u ndodhi kjo ,a duhet të reformojnë partitë e tyre në zgjedhjet që vijnë që të kërkojnë sërish fitoren .

Kosova ka probleme me papunësinë, është cështja e madhe e një marrëveshjeje përfundimtare më Serbinë, me njerëzit që po varfërohen dhe shumë prej tyre që ikin.Qeveria Haradinaj iku duke lënë të goditur vendin serb me taksën ,por kjo nuk mjafton kur qytetarët përvec kësaj duan një jetë më dinjitoze , më shumë punësime, më shumë perspektivë të vendit dhe këtë moment e shfrytëzoi opozita që kishte kohë që kishte pritur këtë moment të madh fitoreje që shpesh ata vijnë përmes veprimit politik dhe njëkohësisht duke shfrytëzuar edhe gabimet e mëdha të qeverisë që humbi .

Miti për të pamposhturit ra.Partitë e luftës morrën një goditje në këto zgjedhje që do ta analizojnë detyrimisht por edhe duke I lënë një detyrë të madhe qeverisë së re në proceset e vështira që pasojnë për shtetin.

Comments