Personat që përtojnë të zgjohen nga gjumi janë më inteligjentë

107

Joshja për ta vazhduar gjumin dhe ndoshta për ta marrë pushim në punë është diçka me të cilën jemi përballuar të gjithë, por shumica e luftojmë atë.

Asgjë e mirë nuk vjen nga dembelia, e veçanërisht kur shumica e njerëzve në atë kohë janë duke u bërë gati për ta filluar ditën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka një gjë të mirë nëse veç nuk jeni person i mëngjesit… shkenca sugjeron se kjo mund të jetë shenjë e inteligjencës.

MÖBEL THEMA

Studimi britanik na thotë t’i analizojmë paraardhësit tanë. Sipas hulumtuesve, shekuj më parë njerëzit kanë fjetur herët dhe janë zgjuar herët.

Kjo normë ka qenë pjesë e njerëzve qysh prej fillimit.

Por, për kohët e sotme, ekspertët thonë se njerëzit që nuk duan ta fillojnë ditën herët thjesht mund të jenë më mirë të përshtatur për jetesën moderne.

Kjo vetvetiu është shenjë e inteligjencës. /Telegrafi/

Comments