Personi që u rrah e më pas u vra në Drenas, është vëllai i komandantit Demiri
Qamil Demiri vëllai i komandantit të UÇK’së, Isak Demiri, është personi i cili u vra sot në Nekovc të komunës së Drenasit, shkruan Gazeta Metro.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Drenas, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person.
Personi Leotrim Syla, i cili është djali i të dënuarit për rastin ‘Bllaca 2’, Shaban Sylës, ka vrarë Qamil Demirin 50 vjeçar.
Viktimat Qamil Demiri është qëlluar me automatik AK-47 dhe më pas nga plagët marra edhe ka vdekur.
Qamil Demiri është vëllai i komandantit Isak Demiri, derisa arsyet e vrasjes ende nuk dihen, raporton Gazeta Metro.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se së pari ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit, me ç’rast ka humbur jetën një person.
Policia ka identifikuar tre të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.