Përveç futjes së VAR-it, njihuni me dy ndryshimet e reja në Champions League

93

Champions League do të rikthehet nesër me ndeshjet e para të 1/8-ave të finaleve, Manchester United-PSG dhe Roma-Porto.

Në këto sfida dhe në vazhdim nuk do të ketë vetëm një gjë të re, që është aplikimi i sistemit VAR, por do të ketë dhe dy detaje të reja.

MÖBEL THEMA

Këtej e tutje nëse një sfidë shkon në kohën shtesë, trajnerët do të kenë mundësinë e zëvendësimit të katërt.

Gjithashtu e reja tjetër është fakti se nëse një lojtar ka luajtur në pjesën e parë të sezonit me një skuadër, në pjesën e dytë do të ketë mundësinë që të veshë një fanellë tjetër, gjë që më përpara nuk ishte lejuar.

Comments