Pesë shenjat paralajmëruese të goditjes në tru që nuk duhet t’i injoroni kurrë

314

Shumë sëmundje shfaqin shenja paralajmëruese, ashtu si shumë të tjera na gjejnë të papërgatitur dhe mund të rezultojnë fatale nëse askush nuk na jep ndihmën e parë.

Goditja në tru, njohur ndryshe si hemorragjia cerebrale, është një prej tyre. Goditjet në tru janë shkaku i tretë i vdekjeve në SHBA, edhe pse goditjet janë më të zakonshme tek personat mbi moshën 65 vjeç, rreth një e katërta e goditjeve të regjistruara kishin ndodhur tek të rinjtë.

Por nëse njihni simptomat e mëposhtme, ju mund ta parandaloni atë. Kushtojini rëndësi këtyre pesë shenjave pasi mund t’ju shpëtojnë jetën.

1.Ekuilibri: Dikush që pëson një goditje do të përjetojë menjëherë humbje ekuilibri. Nëse dyshoni që dikush sapo ka pësuar një goditje duhet t;i kërkoni të bëjë gjëra nga më të thjeshta sit ë prekë hundën me dorë. Nëse as këtë verpim se bën dot duhet të lajmëroni urgjencën.

MÖBEL THEMA

2.Sytë: Shikimi ndikohet në mënyrë dramatike nga goditja në tru. Një person që mund të përjetojë ndryshime të papritura në shikim, turbullim të imazhit dhe mpirje të forta në njërin ose të dy sytë duhet të konsultohet menjëherë me mjekun. Rreth dy të tretat e atyre që pësojnë goditje në tru mund të rrezikojnë verbëri të përhershme.

3.Fytyra: Ndryshimi i strukturës së fytyrës, njëra anë më e rënë se tjetra, njëri sy që duket më i përgjumur dhe i mbyllur, ndryshimi i buzëqeshjes në të dy anët e fytyrës mund të diktojnë shenjat paralajmëruese të një goditjeje të mundshme në tru.

4.Krahu: Dobësia në njërën anë të trupit, pamundësia për të ngritur të dy krahët në të njëjtën lartësi dhe mpirja janë disa nga shenjat e goditjeve në tru.

5.E folura qartë: Personat që përjetojnë goditje në tru e kanë të pamundur të flasin në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme.

Comments