Petrovska: Në një automjet nuk mund të udhëtojnë më shumë se tre persona

114

Zv. ministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska tha se më shumë se tre udhëtarë, përfshirë shoferin, nuk u lejohej të udhëtojnë në të njëjtin automjet.

Petrovska shtoi se udhëtarët në automjet duhet të kenë pajisje mbrojtëse, doreza dhe një maskë.

MÖBEL THEMA

Ky është një nga kufizimet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Petrovska gjithashtu tha se qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente gjatë orës policore, munden pa kurrfarë leje të shkojnë në institucion shëndetësor. Nëse ndalohen nga policia nevojitet të thonë ku shkojnë, ndërsa nëse megjithatë e keqpërdorin do të ndiqen sanksione./Telegrafi/

Comments