Piloti italian bën histori duke fluturuar me aeroplan përmes dy tuneleve (Video)

161

Piloti italian Dario Costa shkroi një kapitull të ri në historinë e aviacionit duke fluturuar me një aeroplan përmes dy tuneleve rrugore në Autostradën Veriore Marmara të Turqisë.

Costa kaloi përmes tuneleve me shpejtësi mesatare prej 245 km/orë, duke vendosur një rekord botëror. Piloti i guximshëm fluturoi me më pak se një metër mbi tokë duke përshkruar 2.26 km.

Moebel THEMA

Fluturimi përmes tuneleve T1 dhe T2 zgjati gjithsej 44 sekonda.

“Nuk kisha fluturar brenda një tuneli – askush se ka bërë këtë – ishte një pikëpyetje e madhe nëse gjithçka do të shkonte siç ishte parashikuar. Për mua, është një ëndërr tjetër e realizuar.”, tha ai.

Comments