Plagoset reperi i njohur
Reperi i njohur është plagosur rëndë.
Mediat e huaja kanë bërë të ditur se reperi, Lil Reese, është plagosur rëndë, shkruan lajmi.net.
26 vjeçari u qëllua në qafë të hënën pasdite, 40 minuta jashtë Chicagos.Policët janë duke hetuar rastin ndërsa Reese është i shtruar në spital në gjendje kritike.
Sipas raportimeve, policët në vendin e ngjarjes gjetën një makinë me gjak të freskët në karrigen e shoferit dhe në tokën ngjitur me derën e shoferit.
Detajet shtesë ende nuk janë marrë vesh./Lajmi.net/