Po “zihen” zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, gati ftesat për takimin e liderëve?!

69

Së shpejti pritet mbajtja e takimit të liderëve në Maqedoninë e Veriut. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, që kërkoi të ulet në tryezën me krerët e partive më të mëdha.

MÖBEL THEMA

Ndër pikat që kërkon LSDM të shqyrtohen dhe të arrihet koncensus janë: Prokuroria Speciale, Kodi zgjedhor dhe regjistrimi i popullsisë. Por nga VMRO-DPMNE theksuan se edhe përkundër faktit se nuk kanë marrë ftesë, janë të gatshëm të ulen në një tryezë, por për të biseduar vetëm për një pikë dhe ajo është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përcjellë INA.

LSDM ka theksuar se çështje e rëndësishme është reforma në gjyqësor, gjegjësisht Prokuroria Speciale, pasi që kjo është e ndërlidhur me procesin e eurointegrimeve. Ditëve në vijim pritet të përcaktohet tajmingu për takimin e liderëve, por edhe çfarë formati do të jetë, vetëm Zaev – Mickovski apo katërshja e partive më të mëdha maqedonase dhe shqiptare.

Comments