Polici i Kosovës sulmohet në veri

104

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i nacionaliteti serb, është lënduar në pikën kufitare në veri të Kosovës duke e shoqëruar një person që ka provuar të kalojë ilegalisht kufirin.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka konfirmuar për Gazetën Express se polici është sulmuar nga një grup njerëzit derisa po e përcillte në stacion policor personin që tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin.

MÖBEL THEMA

“Policia ka kapur një person që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht. Duke e shoqëruar për në stacion policor, një grup e ka sulmuar policin. Është dëmtuar edhe vetura, por ajo ka qenë civile”, ka zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.

Ai ka thënë se tre persona që e kanë sulmuar policin janë identifikuar dhe Policia e Kosovës është në kërkim të tyre. /Express/

Comments