Polici nga Maqedonia ngacmon vajzën duke përdorur të dhëna të sistemit (FOTO-FAKTE)

165

Nacmimet nga pjestarë të policisë që skandalizuan opinionin të rastit të Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë të vetmit por, ato vetëm se i kanë trimëruar vajzat e reja të cilat janë pjesë e këtyre shantazheve nga zyrtarë policorë ta denoncojnë hapur problemin e tyre.

Rasti i fundit që është denoncuar në Pa Censurë ka të bejë pikërisht me policin nga Maqedonia i cili punon në pikën kufitare në Tabanoc, e që ka shfrytëzuar mundësinë e tij për qasje në sitemin e kontrollit ku me ç’rast ka keqpërdorut të dhënat personale, fotografitë e sistemit dhe informacionet tjera për ta ngacmuar për më tepër se një vit të rejen!

MÖBEL THEMA

Në denoncim shkruhet: ” Polici (të dhënat e tij janë të njohura për redaksinë por do të jepen fillimisht para organeve kompetente) i cili njëherit është edhe i fejuar por, ka ngacmuar për më tepër se një vit vajzën … të cilës i ka dërguar fotografi nga sistemi i kontrollit, të dhëna se nga ka udhëtuar e shumë detjae tjera të cilat vazhdimisht e kanë shqetësuar vajzën. Ajo rastin e ka paraqit tek familjarët e saj të cilet ja kanë bërë me dije policit që veprimet e tij janë të pahijshme ku kanë kontaktuar edhe prindin e policit si dhe të fejuarën e tij. Nuk e kanë ndaluar këto paraqitje policin që të ndalojë duke i shkruar dhe duke e ngacmuar, ku dihet që përdorja e të dhënave të sistemit për interesa personale janë një vepër e rëndë penale e cila ndëshkohet nga 1 deri më 5 vite prapa grilave”

Më poshtë kemi të plasuar vetëm një nga fotografitë ku punonjësi i policisë ka përdorur të dhënat e sistemit të kontrollit ku ka marrë fotografitë e vajzës që ka udhëtuar jashtë shtetit dhe është regjistruar nga kamerat për ta ngacmuar.

Comments